Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë, shkon në 126 numri i përgjithshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar edhe një rast me koronavirus në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 126.

“Nëse nuk u përmbahemi masave të rekomanduara më herët nga Ministria e SHëndetësisë dhe IKSHPK për qëndrim në shtëpi, respektim të masave higjienike dhe të distancimit fizik, atëherë rrezikojmë të kemi përhapje komunitare”, thuhet në njoftimin e Institutit.