Koncertin e Dua Lipës “Studio2054”, tani mund ta shikoni së bashku me një dokumentar

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pati sukses të madh me koncertin virtual që mbajti para disa muajsh, shkruan lajmi.net.

Dua Lipa është njëra ndër këngëtaret e para që solli koncert virtual për shkak të pamundësisë për të mbajtur një koncert në kushte normale.

COVID-19 bëri që artistët të bëheshin më kreativ kështu duke krijuar mundësi të reja për të përçuar artin e tyre deri tek fansat.

Dua së fundmi lajmëruar përmes një postimi në Instagram se ajo po sjell koncertin e saj i cili pati sukses të madh “Studio2054”.

Ajo gjithashtu tha se fansat do të kenë mundësi të shohin edhe një dokumentar të shkurtër të prapaskenave nga koncerti./Lajmi.net/