Alban Skenderaj është nga këngëtarët më të pëlqyer shqiptar, këtë e vërtetojnë edhe mbrëmjet muzikore në të cilat performon ai, shkruan lajmi.net.
Pas koncertit të mbajtur në Prishtinë muaj më parë, tani këngëtari ka mbajtur një tjetër koncert në një nga qytetet më të mëdha në Kosovë, pritja që i bëri publiku dhe performanca që dhuroi artisti në Prizren e bën natën e 15 dhjetorit u kthye në magji.
Albani ka publikuar një postim në Instagram me të cilën falënderon të pranishmit që e bënë të mundur një të natë të tillë.
“Koncerti im mbrëmë ne Prizren u kthye ne nje magji te vërtetë!
Kjo ndodhi fale nje publiku fantastik dhe nje organizimi vertete profesional. Faleminderit Prizrenit për pritjen qe me la pa fjale “. /Lajmi.net/