Komuna e Haraçinës mbetet pa orendi – Milikije Halimi: I kemi blerë me para private (Video)

Zyra e ish kryetares Milikije Halimi, në Komunën e Haraçinës sot është e zbrazët, raporton televizioni Klan Maqedoni. Gazetarja e këtij televizioni, Arbana Qerimi, ka folur me kryetarin aktual të Haraçinës, Ridvan Ibrahimi për atë se ku kanë mbetur orenditë e kësaj zyre. Ibrahimi ka thënë se është befasur kur ka parë se nuk janë orenditë në komunë gjë që ka penguar atë të fillojë punën. Televizioni Klan M ka biseduar për këtë temë edhe me ish kryetaren Milikije Halimi. Ajo ka thënë se orenditë janë blerë me paratë e saja.