Komuna e Gostivarit nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për sigurimin e asistentëve personal për nxënësit me aftësi ndryshe

Komuna e Gostivarit dhe Shoqata Humanitare “Dr. Trajçe Neshkovski”, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi ku do të punojnë së bashku në sigurimin e asistentëve personal për fëmijët me aftësi ndryshe në shkollat e mesme komunale.

Sipas memorandumit, është paraparë organizimi i këshillimeve me ekspertë, tribuna dhe takime, kurse për angazhimin e asistentëve të ardhshëm, shoqata do të financojë 30% të shumës që do t’i paguhet asistentit, dhe komuna obligohet të mbulojë 70% për çdo asistent për vitin shkollor 2023/2024.

Në vijim do të sigurohen të dhënat për numrin e fëmijëve të cilët kanë nevojë për asistent personal dhe më pas do të hapet shpallja publike për angazhimin e asistentëve personal.

Personat me aftësi ndryshe si dhe sigurimi i kushteve për këtë kategori, gjithmonë ka qenë prioritet për Komunën e Gostivarit.