Me iniciativë të Bashkesisë Lokale të Fshatit Çegran në bashkpunim dhe me asistencë të ndërmarjes “Parking dhe Gjelbrim” pranë Komunës së Gostivarit, tani disa ditë po bëhet pastrimi anësor në të dy krahët në aksin rrugor Çegran-Tumçevisht.
Kjo iniciativë lehtëson qarkullimin e mjeteve automobilistike dhe rit vizualitetin e rrugës.
“Falenderojmë banorët e Çegranit dhe Bashkësinë lokale në krye me z.Fadil Bilallin, për iniciativën, punën, angazhimin si dhe punetorët e ndërrmarjes “Parking dhe Gjelbrim” për asistencën e dhënë duke uruar që aksione të tilla të përbashkëta për një qytetari aktive në komunitet të vazhdojnë edhe në vendbanime tjera dhe siguroj që do ta kenë mbështetjen tonë të plotë”, deklarojnë nga komuna e Gostivarit.
Maqedoni Komuna e Gostivarit bashkon forcat me banorët e Çegranit, po bëhen punë...