Komuna e Çairit prezanton parkingun e ri (FOTO)

Komuna e Çairit ka njoftuar se është krijuar edhe një hapësirë parkingu në Çair.

“Ekipet e punës të Komunës së Çairit po krijojnë edhe një hapësirë të re parkimi me sipërfaqe prej 1200 m2, e që gjendet në Lagjen Fushë Tophanë, gjegjësisht në rrugën “Mitat’h Frashëri” (Ish-“Brigada Maqedonase-Kosovare”).

 

 

Kjo hapësirë e re do të ndikojë dukshëm në rritjen e numrit të vend-parkingjeve në komunën tonë. E ne këtu nuk do të ndalemi, vazhdojmë edhe me më shumë projekte të rëndësishme për Çairin dhe Çairasit”, qëndron në njoftimin e Komunës.