Kompanitë e taksive në Shkup paralajmërojnë rritje të çmimeve

Përfaqësuesit e kompanive të taksive nga Shkupi thonë se për momentin çmimi i shërbimeve të tyre është i njëjtë, por kërkojnë nga autoritetet që të marrin masa ndaj konkurrencës jolojale, që shërbimet të mos shtrenjtohen.

“Ka një zgjidhje që çmimi të mbetet i njëjtë që qytetarët e institucioneve të jenë të kënaqur dhe të mos i kushtojë asnjë denarë. Kjo do të thotë që inspektorët do të dalin dhe do të pastrojnë konkurrencën e pandershme. Bëhet fjalë për taksistët që nuk kanë patentë, për taksitë pa taksimetra fiskale dhe për taksitë të pa regjistruar në Agjencinë e Punësimit, apo për pensionistët. Kjo do të thotë se pensionistët punojnë si taksistë”, tha Sasho Rajçajnovski, nga “Skopje Taxi Group”.

Nga Kompania e Transportit Publik në Shkup thonë se çmimet e biletave nuk do të ndryshojnë.

“Çmimi i biletës do të mbetet i njëjtë, vlerësojmë se me këtë masë NKP Shkup do t’i ndihmojë qytetarët gjatë krizës ekonomike në të cilën ndodhemi”, tha Despina Trajkovska-Dimova.