Kompania farmaceutike në Prishtinë, “Dreni Pharm” me pronar Adem Hasanin nga Tërnoci, ka dhënë një donacion në vlerë prej 71.180 euro, për Ukrainën.
Siç merrë vesh LUGINALAJM, bëhet fjale për pajisjet medicinale, të njohura si amullare të cilat shërbejnë për kirurgji.
Ky donacion i “Dreni Pharm”, do të niset nga Kosova, në kontigjentin e ndihmave për Ukrainën që po i grumbullon KFOR-i.
Ndryshe, kompania “Dreni Pharm”, shquhet për donacione të ndryshme. Pas goditjes së termetit në Shqipëri më 2019-të, “Dreni Pharm”, ka dhënë donacion prej 10 mijë euro, barrna dhe ilaçe të ndryshme./LUGINALAJM/





