Kompani nga Katari, Zvicra dhe Gjermani të interesuara për Kodrën e Diellit

Një numër i madh i kompanive me famë botërore nga Katari, Zvicra, Gjermania dhe shtete të tjera të botës, kanë shfaqur interesim për Kodrën e Diellit. Procedura e dhënies në partneritet publiko-privat pritet të nis së shpejti.

Kryeministri, Zoran Zaev, ka konfirmuar këtë gjë sot gjatë qëndrimit të tij në Tetovë, ndërsa për vonesat, ai është arsyetuar se është biseduar me Qeverinë e Kosovës me qëllim që të jepen në pako Kodra e Diellit dhe Brezovica, andaj pritet përgjigje e Qeverisë së Kosovës dhe më pastaj të përzgjidhet firma me të cilën do të bisedohet më tutje.

“Tash më bisedojmë me disa investitor potencial për kodrën e Diellit. Qeveria e Kosovës pritet, por edhe pse është në situatë krize Kosova pas vendimit të gjykatës kushtetuese, presim që të japin pajtim që bashkë Kodra e Diellit me Brezovicën të ofrohen si pako me mundësi për zhvillim për investime në turizmin dimëror. Kodra e4 Diellit është destinacioni më i afërt në Ballkan me aeroportin dhe ka vërtetë mundësi të mirë për zhvillim.”,- tha Zoran Zaev.

Ndërkohë, sa i përket mos lëshimit në përdorim ende të gjashtë ulëses, Ministri i ekonomisë kreshnik bektashi tha se dikush patjetër të jep llogari se përse ende nuk është në funksion ky teleferik modern, sepse, sipas tij, gjitha procedurat janë të përfunduara.

“Me siguri që do kërkojmë llogari, tash për momentin jemi duke biseduar edhe në kuadër të këshillit ekonomik të qeverisë për rritjen e kapaciteteve të ELEM Tursit, me qëllim që në mënyrë më profesionale dhe më të mirë të menaxhohen qendrat turistike, përfshi këtu edhe kodrën e Diellit, sepse e dini se Elem Turs menaxhon një sërë qendra turistike në kuadër të republikës.”,- tha Bekteshi.

Përndryshe, për kodrën e Diellit deri më tani janë bërë disa herë studime të fizibilitetit dhe vlerës së saj para nxjerrjes së saj në treg për dhënie në koncesion apo partneritet publiko-privat, por edhe më tej, e njëjta mbetet pa investime dhe me shumë probleme për funksionimin e saj.