Komenti i Arben Nuhiut: Shkëndija luajti jo vetëm kundër Vardarit, por edhe kundër referëve, ja ku gaboi Gjoka

Arben Nuhiu, ishfutbollistu i njohur Shkëndijës dhe Vardarit, special për faqen tonë komentoi derbin e madh, Vardar-Shkëndija, që përfundoi 2-2: “Ishte një ndeshje shumë e mirë, shumë interesante, Shkëndija sot tregoi vlera, nuk luajti vetëm kundër Vardarit, por dhe kundër refëreve. Për mendimin tim kishte disa penallti për Shkëndijën që nuk iu dhanë dhe një gol i interesant anuluar, që e shënoi Ibraimi, pasi mendoj se nuk ishte pozitë jashtë loje”. Shkëndija u desh ta fitoj lojën, gara për titull mbetet e hapur. “Shkëndija luajti shumë mirë dhe u desh të fitojë lojën me ndeshjen e treguar. Rezultati 2-2 është prapë në lojë dhe nuk kanë humbur asgjë, aty janë”. Sipas tij, trajneri Gjoka gaboi që nxorri nga loja Imerin dhe Juniorin. “Një gabim ishin zëvendësimet e dy lojtaëve Omar Imerin dhe Juniorit, të cilët vrapuan më së shumti. Për mua ishte gabim i trajnerit, sepse duhej që të ishin në lojë deri në fund, pasi pikërishtë ata dy bënin presionin në portën e Vardarit, duke krijuar raste”, deklaroi Nuhiu. /Gazeta Lajm/