Imeri nuk e lejoi Vardarin të festojë në Shkup, përmbysje e madhe e Renovës, Shkupi humb, Struga Trim Lum barazon

Shkëndija importon pikë të madhe kundër Vardarit! Renova përmbys Rabotniçkin Derbi i stinorit vjeshtor është zhvilluar në Shkup mes liderit Vardarit dhe kampionit aktual, skuadrës shqiptare Shkëndija nga Tetova, e cila përfundoi pa fitues, 2:2. Shkëndija importoi një pikë të madhe në kuadër të javës së 18-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Trim i Shkëndijes është Omar Imeri që realizoi dy gola në minutën e 36-të e 65-të dhe për Vardarin realizuan Micevski (20’-nga penalltia) e Adem (54’). Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës ka bërë përmbysjen e madhe kundër Rabotniçkit. Renova triumfoi me 4:2 ndaj ekipit maqedon. Renova ishte në disavantazh me 1:3 dhe e përmbysi me 4:3. Për Renovën realizuan: Gafuri (27’-nga penalltia), Ademi (60’), Miovski (62’) e Selmani (77’) dhe për Rabotniçkin shënuan Markoviq (24’), Petkovski (37’ e 48’). Shkupi i pafat, pësoi humbje me 2:3 nga Makedonija GP. Për shkupjanët shënuan Jusufi (49’) Jurina (90’) dhe për Maledonija GP realizoi Padu (3’, 40’ e 62’). Struga Trim Lum barazoi 1:1 me Borecin e Velesit. Tafe shënoi në minutën e 60-të për Strugën dhe Kocev në atë të 46-tën për Borecin. Liga e Maqedonisë së Veriut Vardari-Shkëndija 2:2 Sileksi-A. Pandev 3:1 Struga Trim Lum-Boreci 1:1 Shkupi-Makedonija GP 2:3 Renova-Rabotniçki 4:3 Tabela 1. Vardar 18 10 6 2 36 2. Shkëndija 18 8 4 6 28 3. Akademija Pandev 18 7 6 5 27 4. Sileksi 18 8 3 7 27 5. Makedonija GP 18 6 8 4 26 6. Struga T&L 18 6 6 6 24 7. Shkupi 18 5 7 6 22 8. Boreci 18 5 5 8 20 9. Renova 18 5 4 9 19 10. Rabotniçki 18 4 3 11 15