Komentatori turk bëhet viral, kapet duke tymosur cigare teksa shfaqej një pankartë ironike

Gjatë ndeshjes Gaziantep – Fenerbahce, komentatori i ASpor, Onur Yildiz, ka pirë aksidentalisht një cigare, pa e ditur se ishte drejtpërdrejt në transmetim. Ky moment qesharak u bë shumë shpejt viral në rrjetet sociale.

Një ndodhi interesante ka ndodhur në Turqi ditëve të fundit, ku akteri kryesor është komentarori Onur Yildiz.

Yildiz u kap nga kamera duke pirë cigare, pa e ditur se ishte drejtpërdrejt në transmetim.

Për të shtuar humorin edhe më shumë, skuadra e Gaziantepit doli në fushë me një pankartë ku shkruhej “Edhe ti mund ta lësh duhanin”, duke shkaktuar edhe më shumë të qeshura.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Onur Yildiz tentoi të shfajësohet.

“Imazhi në rrjetet sociale këtë mbrëmje nuk u shfaq në transmetim të drejtpërdrejtë. Është një imazh jashtë transmetimit i regjistruar në mënyrë të paligjshme në frekuencën satelitore të dhënë për transmetim ndërkombëtar”.

“Ata që shohin A Spor nuk kanë parë kurrë një imazh të tillë në transmetim”, ka thënë Yildiz.