Komando më i njohur shqiptar, Dritan Demiraj me apel: Vëllezër në Maqedoni, mbështetne koalicionin ASH-AAA!

Te nderuar bashkekombas Shqiptare te Maqedonise se Veriut!

Zgjedhjet parlamentare te dates 15 korrik 2020 kane nje rendesi te jashtezakonshme per bashkepatriotet tane Shqiptare dhe ardhmerine Tuaj.

Keto zgjedhje ndiqen me vemendje te jashtezakonshme nga bashkesia nderkombetare, aq me teper kur keto zgjedhje pritet te fitohen nga koalicioni Aleanca & Alternativa, e cila kryesohet nga z. Zijadin Sela dhe Arben Taravari.

Ky koalicion ka mbeshtetje te madhe dhe eshte nderkombetarisht i respektuar.

Diaspora Shqiptare ne SHBA dhe me gjere ndjekin me vemendje te veçante zhvillimet politike te Maqedonine e Veriut dhe mendoj qe ky eshte momenti qe te gjithe Shqiptaret te bashkuar te votojne per alternativen me te mire. Ka ardhur koha qe Shqiptaret te trajtohen shume here me mire, si qytetare te barabarte, te kene kushte me te mira punesimi, jetese dhe perfaqesimi ne qeverine e ardhshme te dale nga keto zgjedhje.

Partite maqedonase ia kane dale gjithmone qe ti perçajne Shqiptaret gjate zgjedhjeve te zhvilluara 30 vitet e fundit. Kjo ka ndodhur per arsye se drejtuesit e partive Shqiptare jane shfrytezuar padrejtesisht nga kryeministrat maqedonas.

Mendoj se ka ardhur momenti i duhur qe te gjithe se bashku te zgjidhni alternativen me te mire kombetare dhe sociale.

Si shqiptar, si ish ushtarak i larte dhe si perfaqesues i diaspores Shqipare ne Amerike, duke njohur nga afer z. Zijadin Sela ju bej apel qe ta mbeshtesim sa me shume ne keto zgjedhje, pasi populli im në Maqedoninë e Veriut meriton të jetojë në barazi e mirëqënie me te larte sesa sot!

Beteja politike është rruga më e vështirë sepse siç ka thene edhe kryeministri i Britanise se Madhe z.Winston Churchil:

“Në luftë mund të vritesh një herë, ndêrsa në politikë mund te vritesh disa herë!”.

Prandaj kam vendosur të jem krah teje z.Zijadin Sela, sepse për popullin tonë ky eshte momenti me i rendesishem.

D. D. MICHIGAN.