Komandant Sokoli sot ka ditëlindjen, por në burg larg familjes

Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli i UÇK-së sot ka ditëlindjen. Ai ka mbushur 54 vjeç.

Por kjo ditëlindje sërish e gjeti në burgjet e Maqedonisë së Veriut, përcjell INA.

Ai është një nga personazhet më të përfolura për ngjarjen e 9 e 10 majit 2015 në Kodrës së Trimave në Kumanovë, që u dënua me 40 vjet heqje lirie.

Komandant Sokoli është një nga komandantët e njohur të luftërave të UÇK-së, por i njohur si një ndër kryesorët në Karadakun e Kumanovës.(INA)