Kolona të gjata në kufirin me Greqinë

Për shumicën e qytetarëve të vendit kjo fundjavë është shndërruar në festë të zgjatur. Një pjesë e madhe administratës ka bashkuar ditët në prag të festës shtetërore Shën Kirili dhe Metodi në 24 maj edhe pse 23 maji, e hënë është ditë pune. Një numër i madh i qytetarëve kanë shkuar jashtë shtetit. Kolona të gjatë mëngjesin e sotëm janë vërejtur në pikën kufitare me Greqinë. Nga Ministria e Brendshme për Alsat thanë se vetëm në 24 orët e fundit në Borogodicë kanë kaluar mbi 8 000 persona, shkruan Alsat.

“Në dalje të pikës kufitare Bogorodicë, nga ora 12.00 më 20.05.2022 deri në ora 12.00 të datës 21.05.2022 gjithsej kanë kaluar 8 122 persona. Ndërsa nivel shtetëror, nga ora 17.00 e datës 20.05.2022 deri në ora 11.00 sot, gjithsej e kanë lëshuar vendin 18 330 shtetas së Maqedonisë. Përveç atyre në vendkalimin Bogorodicë, në pikën kufitare në Tabanoc kanë kaluar 4211, në pikën kufitare Bllacë 3350 dhe 1981 në pikën kufitare Qafëthanë”, thonë nga Ministria e Brendshme

Largimi i qytetarëve për fundjavën e zgjatur vërehet edhe në kryeqytet.

“Në qendrën e kryeqytetit nuk vërehet lëvizje e madhe e qytetarëve siç jemi mësuar ti shohim në ditë të këtilla të pushimit. Numri më i madh i qytetarëve të cilët lëvizin kryesisht janë turistë”, raporton gazetari i Alsat, Mefail Ismaili

Qytetarët e paktë të cilët takuam thanë se është i gabueshëm veprimi i një pjesë të administratës.

“Varet për kë, dikush ka e dikush nuk ka para, ata të administratës kanë para… Nuk është mirë të iket, nga shteti nuk iket. Kemi edhe këtu vende në Ohër, Strugë, duhet këtu ti investojmë paratë në shteti tonë… Shumë do të thotë, shteti humb”, qytetar.

“Unë për shembull jam në Itali, të lirë e bëjnë vetëm atë ditë kur është festë dhe aq. Psh. nëse është e marta ditë festë dhe vetëm të martën pushohet, të hënën është ditë pune. Është e dëmshme kjo për qytetarët, për shtetin? Normal që është e dëmshme, sepse aq kemi kapacitet ne”, qytatar

“Mirë është për disa, por për mua personalisht jo. Sepse unë nuk kam asnjë ditë të lirë, jam non stop në punë… Ajo nuk është mirë, por nuk kemi çfarë të bëjmë, sistemi i shtetit është ashtu, që administrata duhet të pushojë, sepse shumë punojnë ata a po më kupton. E meritojnë dmth, shumë lodhen? Po jo prandaj po them, ata e meritojnë e ne që punojmë nga 12 orë për neve nuk ka…. thonë 500 euro rroga por 200 euro e ke rrogën. Unë furrxhi 15 000 e kam rrogën”, qytetar.

“Ata nuk funksionojnë edhe me festa edhe pa festa… Sa do u kushtojnë qytetarëve dhe shtetit? Sa na ka kushtuar deri më tani, dyfish më shumë do të na kushtojnë… Lidhur me pushimet dhe festat mirë na shkon, për punën nuk them se punojnë siç duhet”, qytetar. /Alsat.mk