Kokainë gjendet në Shkup, arrestohet një 35 vjeçar

Policët nga Sektori për trafikim të paligjshëm të lëndëve narkotike sot gjetën kokainë dhe heroinë në komunën e Çairit tek një person me letërnjoftim spanjoll.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rreth orës 15:30 në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup u arrestua E.O.V (35), tek të i cili u gjet kokainë dhe heroinë.

“Personi është ndaluar dhe kundër tij do të ngrihet padi penale adekuate, ndërsa automjeti “Mercedes” që e drejtonte ai ishte i sekuestruar”, thekson në kumtesë MPB-ja.