Koha e luksit të tepruar

Shkruan: Muhamed Halili

Në politikë është shumë normale që opsionet politike me kalimin e kohës dhe ndrimin e
gjeneratave politike të ndryshojnë. Mocioni i votëbesimit i paralajmëruar nga krerët e LDK-së
kundër qeverisë Kurti, ku edhe ajo është pjesë e udhëheqjes , definitivisht flet se LDK-ja nuk
ka asnjë shenjë dhe opsion shtetëformësie si në kohën e themeluesit të Kosovës së pavarur
Dr. Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë dhe ideologut praktik Dr. Fehmi
Agani.
Gjeneratat e reja politike të tashme dhe ata që do të pasojnë pas tyre me siguri njëzërit do të
konstatojnë se udhëheqja e tashme e LDK-së me në krye liderin e saj Isa Mustafa (që ëndërr
jetësore e ka karierën e tij politike ta mbyll me postin e Presidentit) nuk ka qenë aq e
vetëdijshme se çfarë thike pas shpine i bie Kosovës dhe qytetarëve të saj ky i etshëm për
pushtet në kohën kur i tërë globi tokësor natë e ditë lufton kundër së keqes e cila i kanoset
njerëzimit-koronavirusit e ai kërkon rrëzimin e qeverisë!

Deklarata demagogjike e Isa Mustafës se ai këtë veprim e bënë për shkak të rruajtjes së
partneritetit me SHBA-të nuk mund ta bind askënd se një politikan me përvojë politike
pesëdhjetvjeçare të shkollës së Titos për argument të vetëm e kryesor e ka këtë, nëse jo
lakmia e pushtetit dhe të mirave të saj për të gjithë garniturën politike e cila e përkrahë ate me
këmbëngulje.

Edhe naivët moti e kanë pasur të qartë se Isa Mustafa dhe argatët e tij në LDK nuk kanë
dashur koalicionim me Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Atyre qartë nuk u ka shkuar përshtati
kokëfortësia e tij që garnitura e re politike duhet të luftojë të bëjë shtet e jo të luftojë për t’ia
parë lezetin pushtetit. Atyre nuk u shkon për shtati që definitivisht krimi i organizuar nga ana e
politikanëve dhe shtetëbërja janë antipode dhe se krimi duhet luftuar (ashtu siç nisi ta bëjë
kjo Qeveri) me ngulm e jo përkrahur me bashkëplaçkitje. Kot Isa Mustafa kërkon koalicione të
reja për qeveri të re. Nëse ai me të vërtet e do Ramushin bashkëqeverisës atëherë ka gënjyer
se partneriteti me Amerikën është shkak i mocionit për mosbesim sepse kreatori i “zbulimit
shekullor” të taksës është vetë Ramushi dhe propaganda dhe kërcënimi i tij i pandalur bërë
kësaj qeveria për moshjekjen e taksës. Nëse LDK edhe më tej ngul këmbë në mosbesimin e
qeverisë së vet atëherë është shumë qartë se disa udhëheqës të saj këmbët i kanë të
përlzera me baltë dhe duan një Kosovë ku shtetarët e saj mund të vjedhin e plaçkitin sa të
duan dhe mos përgjigjen.

Nga ana tjetër kryeministri Kurti duhet ta dijë se ai nuk qeverisë vetë por bashkëqeverisë me
të tjerë dhe bashkëqeverisja kërkon bashkëkoordinime. Ai i pa sinjalet e Isës me kohë sepse
ai mori pjesë në takimin koordinues të Thaçi, një jaran i vjetër i tij. Ku i sheh argumentet Isa
se qeveria e tij është e paaftë për të vepruar kundër koronavirusit dhe pezullimin e taksës
ndaj Sërbisë është dashur ti shpalojë në odë burrash me Albinin e jo në konferenca për shtyp.
Albini kotë është marrur me ministrin e tij Agim Veliu. Ai partner e ka Isa Mustafën dhe
qëndrimin politik në emër të LDK-së është dashur ta merr me Isa Mustafën dhe jo fët e fët
shkarkimin e ministrit. Albini dhe Vjosa si partner bashkëqeverisës me ndihmën e lobit
shqiptar në Amerikë shpesh duhet të shkojnë në Vashington dhe burimisht të kuptojnë se

kush çka mendon për çështjen e Kosovës. Por, Albini nuk duhet të mos e mbaj premtimin e
dhënë aleatit tonë të vjetër që nga koha e presidentit Uillson. Taksa duhet të hiqet patjetër
sepse ekonomistët thonë se e dëmton Kosovën. Albini si kryeministër nuk duhet të punojë me
kokën e Ramushit, sepse ai është shumë më intelegjent dhe i ditur dhe i lexueshëm se ky i
fundit.