Koeman zgjedh formacionin e ri të Barcelonës

Barcelona do të ketë një rreshtim të ri nën drejtimin e trajnerit, Ronald Koeman.

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ka vendosur formacionin për sezonin e ri.

“Mundo Deportivo” shkruan se Koeman do ta rreshtojë skuadrën në formacionin 4-2-3-1.

Koeman do të mundohet ta gjejë pozicionin ideal për Messin, si sulmues në krahun e djathtë. Koeman vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi të ri tek Barcelona.

Luis Suarez pritet të largohet nga klubi së shpejti ndërsa Barcelona ka shfaqur interesim për transferimin e yllit të Olympique Lyon, Memphis Depay.