Koeman flet pas humbjes së Barcës ndaj Getafe, nuk komenton gjyqtarin

Udhëtimi në Madrid nuk shkoi më së miri për skuadrën e Ronald Koeman, e cila u mposht 1:0 nga Getafe.

Pas ndeshjes, disa fjalë ka thënë edhe trajneri holandez, i cili sigurisht nuk ishte shumë i lumtur. Sa i përket penalltisë diskutabile, Koeman nuk ka shtuar komente.

“Nuk e di nëse ishte penallti. Nuk e di nëse VAR ishte aty sonte”, ka thënë Koeman, transmeton lajmi.net.

“Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët, por nëse shihni ndeshjen dhe shihni sa faulla kanë bërë ata dhe sa kartona janë dhënë, mund të bëni vet gjykimin”, shtoi holandezi.

“E dinim se ky është terren i vështirë, por erdhëm dhe provuam të bëjmë lojën tonë, qarkulluam topin, por ata ndërprenin me faulla”, ka thënë mes tjerash Koeman.

Koeman bëri disa zgjedhje interesante mbrëmë për formacionin, ndonëse të detyruara, duke lënë lojtarë si Ansu Fati e Philippe Coutinho në bankën rezervë.

Loading...