Koeman e konfirmon të ardhmen e tij në konferencë për shtyp

Ronald Koeman ka mbajtur një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së parafundit në La Liga kundër Celta Vigos.
Trajneri i Barcelona ka sqaruar se ka pasur një takim me presidentin e klubit, Joan Laporta, përcjell lajmi.net.“Jam takuar me Laportan ku kemi biseduar për sezonin dhe sigurisht edhe për rezultatet e fundit. Jemi pajtuar që të takohemi edhe një herë kur sezoni të përfundojë”, u shpreh holandezi.

“Unë mundem dhe dëshiroj të vazhdojë punën time si trajner me Barcelonën, vetëm nëse kam besimin e plotë nga klubi. Do të bisedojmë për këtë gjë në të ardhmen. Do të ketë kohë për këtë. Jam i lumtur dhe dua të vazhdoj. Shoh se ka vend për të përmirësuar gjërat dhe është një rrugë që nuk do të ndalet këtë vit”.E ardhjma e Koeman në klub është kontestuar disa herë, mirëpo duket se ai ka fituar besimin e Laportas edhe për një sezon tjetër.