Kodra e Diellit u rregullua me iniciativë private të një personi, e jo nga komuna e Tetovës!

Kardiologu tetovar Valon Asani ze gafil në rrenë Kryesuesin e Këshillit të Komunës së Tetovës duke pretenduar kinse ndriçimin në Kodrën e Diellit e ka investuar Komuna e Tetovës.

Kryesuesi i Këshillit të Komunës së Tetovës Bekim Memeti ka postuar foto nate me ndriçim nga Kodra e Diellit ku shkruan: “Përgëzime për punëtorët që janë në sektorin e ndriçimit publik. Ata punuan intenzivisht kohët e fundit që në Kodrën e Diellit qytetarët të lëvizin lehtësisht deri te vikend shtëpizat e tyre. Komuna e Tetovës për këtë vit ka planifikuar mjete shtesë për ndriçimin publik mbi 8 mil. denarë”.

Nga ky tentim për përvetësim të meritave është irituar edhe mjeku i njohur tetovar Valon Asani, i cili përmendej në disa mediume edhe si kandidat i mundshëm i BDI-së për deputet në zgjedhjet e fundit. “Është e rrugës ti falmenderoheni publikisht personit i cilime iniciativë dhe investim privat e ka realizuar ndriçimin publik në Kodrën e Diellit”, që është kompetencë e Komunës së Tetovës, por në mungesë të investimeve nga Komuna detyrohen qytetarët vet të investojnë.

Është bërë e shpeshtë që Teuta Arifi dhe Komuna e Tetovës të mer përsipër meritat e investitorëve privat ose të institucioneve tjera republikane, komentojnë analistët tetovarë.

Si duket Kryetarja aktuale Arifi do të kandidojë për mandat të tretë dhe ka nisur që tani fushatën e investimve të premtuara që nga mandati i parë i saj.