Kobe Bryant nderohet nga regjisori amerikan në ceremoninë e ‘Oscar’

Mbrëmjen e djeshme, Spike Lee mbërriti në tapetin e kuq i veshur me një kostum të realizuar me porosi enkas për të ndjerin Kobe Bryant. Në dy ngjyrat simbolizuese,  të purpurt dhe të verdhë regjisori Spike Lee, kishte veshur këtë kostum për të nderuar yllin e NBA-së, Kobe Bryant.

Lidhja xhaketës së regjisorit është e zbukuruar me një ‘2’ dhe ‘4’ për t’i bërë ngjarë fanellës # 24 të Bryant që ai veshi ndërsa luante në “LA Lakers”.

Pas ndarjes në mënyrë tragjike nga jeta, e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, mjaft personazhe të njohur nëpër botë, kanë ndarë dhimbjen e humbjes së yllit të NBA-së, dhe e kanë nderuar në mënyra të veçanta.