Ambasadorja Bërns: Sporti mund të jetë mënyrë e fuqishme për të inspiruar

Ambasadorja e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut, Kejt Bërns, sot në prezantimin e projektit “Edukimi i të rinjve përmes sportit” theksoi se sporti është mënyrë për të nxitur te të rinjtë ndjenjën e përgjegjësisë dhe ju ndihmon atyre jo vetëm të kenë vetëbesim, por edhe të bëjnë ndryshimin në shoqëri. Ambasadorja Bërns potencoi se sporti ka një impakt në shoqëri dhe se mund të jetë mënyrë për të inspiruar.

“Unë besoj shumë në vlerat e sportit, unë besoj shumë se sportet mund të ndryshojnë jetën e individëve, që sporti mund t’u mësojë të jenë të përgjegjshëm dhe të krijojnë vetëbesim, të krijojnë një perspektivë të re për botën. Dhe më shumë se gjithçka, kjo ka një impakt në shoqëri. Sporti mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të inspiruar, për të gjeneruar ndryshim shoqëror, të ndërtojë ide për punën në grupe dhe për përgjegjësi.Sporti mund t’i bëjë njerëzit ta sfidojnë veten, të jenë të përgjegjshëm për njerëzit përreth dhe njerëzit me të cilët punojnë”, theksoi ambasadroja Bërns.

Ajo tha se tanimë janë bërë shtatë muaj që është këtu në këtë shtet, dhe ka udhëtuar dhe ka folur me të rinjtë dhe pyetja që i bëhet më shpesh është se çka e ka impersionuar më shumë.

“Përgjigjja është, talenti i jashtëzakonshëm i të rinjve këtu. Ka aq shumë zëra që janë një vizion shumë pozitiv për të ardhmen, dhe ata janë duke luftuar që të dëgjohen dhe të bëjnë ndryshimin”, tha Bërns.

Projekti “Edukimi i të rinjve përmes sportit” i realizuar nga Qendra e Komunitetit Rinor-Çair dhe organizata TAKT u prezentua sot në hapësirat e kësaj qendre rinore.