Koalicioni “Margjinat”: Kuvendi e fshehu nga publiku konkursin për Avokatin e Popullit!

Rrjeti për mbrojtje nga Diskriminimi, Koalicioni “Margjinat”, përmes një komunikate kanë reaguar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke shkruar se “Kuvendi i në mënyrë jashtëzakonisht jotransparente dhe keqdashëse e filloi procedurën për emërimin e Avokatit të ri të Popullit”.

Në reagim thuhet se në seancën e 22-të plenare, të mbajtur më 26.11.2020, Kuvendi miratoi një Vendim për shpalljen e
konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërkaq siç thonë, Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi disa herë ka apeluar që vendimi për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit të bëhet publik dhe transparent.

“Në vend të kësaj, Kuvendi i RMV-së e publikoi këtë vendim vetëm në Gazetën zyrtare nr. 285 të datës 30.11.2020 dhe në tre media të shkruara: Sloboden Peçat, Nova Makedonija dhe Koha. Duke pasur parasysh trendin shumëvjeçar të braktisjes së mediave të shkruara dhe rritjen e leximit dhe
informacionit nga mediat elektronike, mund të konkludohet se publikimi i tillë i konkursit është tendencioz në
mënyrë që të informojë publikun sa më pak të jetë e mundur, ndërsa me këtë edhe kandidatët potencial të
interesuar për paraqitje në konkurs”, thuhet në reagimin e këtij Rrjeti.

Më tej ata shtojnë se asnjë media e madhe elektronike, duke përfshirë mediat e shkruara të lartpërmendura në faqet e tyre të internetit, nuk ka marrë publikuar informacion në lidhje me konkursin për zgjedhje të Ombudsmanit.

“Kjo është veçanërisht simptomatike sepse më shumë media të mëdha kanë raportuar vazhdimisht mbi nevojën për të shpallur konkurs për zgjedhjen e një Ombudsmani të ri dhe kjo tregon se Kuvendinuk i ka informuar mediat as për këtë vendim. Për këtë dëshmon edhe fakti se asnjë organizatë relevante vendase ose ndërkombëtare nuk ishte fare e njoftuar me publikimin e konkursit për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, as me afatin brenda të cilit kandidatët e interesuar mund të aplikonin për konkursin”, shuhet në reagim.

Për më tepër, shtojnë nga Rrjeti për mbrojtje nga Diskriminimi, mënyra e publikimit të vendimit për shpalljen e konkursit në ueb faqen e Kuvendit është e
dëmshme. Sipas tyre të gjitha konkurset publike të Kuvendit janë publikuar në ueb faqen e Kuvendit në kategorinë
“Konkurse” 3, ndërsa deri në momentin e përgatitjes së këtij reagimi që ua drejtojnë mediave, Rrjeti nuk ka arritur ta gjejë konkursin për zgjedhjen e Avokatit ët ri të Popullit
në këtë kategori. Shtojnë se vendimi për të mund të gjendet vetëm në rendin e ditës për seancën e 22-të, të botuar në seksionin “Seancat plenare”.

“Prandaj, është e qartë se qëllimi i Kuvendit është të fshehë
konkursin nga sytë e publikut dhe të lërë më shumë hapësirë ​​për negociata partiake në zgjedhjen e Avokatit të
Popullit midis partive parlamentare”, shruajnë nga Rrjeti për mbrojtje nga Diskriminimi.

Ata gjithashtu dënojnë edhe deputetët/et që votuan për propozim vendimin për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Avokati të ri të Popullit dhe nuk e informuan publikun për
këtë, veçanërisht sepse ata e dinin mënyrën e botimit të konkursit publik.

Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi kërkon nga Kuvendi i RMV që ta anulojë këtë konkurs dhe të shpallë
publikisht dhe në mënyrë transparente një konkurs të ri për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

“Kuvendi tashmë e ka përdorur këtë praktikë një herë kur publikon konkurs për anëtarët e Komisionit për
parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, kur anuloi konkursin nga qershori i vitit 2019 dhe kur shpalli një
konkurs të ri për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit në dhjetor të vitit 2019. Me të drejtë dyshojmë se konkursi nuk është shpërndarë qëllimisht në publik sepse kandidati për Avokat të Popullit tashmë është rënë dakord midis palëve. Prandaj, të gjitha premtimet për departizimin e shoqërisë
dështojnë, veçanërisht për institucionet e pavarura për të drejtat e njeriut që kanë një mandat për të mbrojtur të
drejtat e qytetarëve nga pushteti. Ne pyesim, si është e mundur që kandidati i caktuar përmes çelësit partiak të
mbrojë në mënyrë efektive të drejtat e qytetarëve kur ato shkelen nga i njëjti pushtet?!”, shkruhet në reagim.