Klubi pranë rënies nga liga, Costa: Do qëndrojë këtu

Sidoqoftë, në moshën 31-vjeçare, ndoshta do e shohim Costan duke luajtur në divizionin e dytë në futbollin brazilian, transmeton lajmi.net.

Gremio rrezikon rënien nga liga, ngase janë shtatë pikë larg ‘shpëtimit’ me vetëm tetë ndeshje të mbetura këtë sezon.

Sidoqoftë, edhe në rast që Gremio bie në Serie B, Costa do t’i mbetet besnik skuadrës dhe këtë e konfirmoi për “Canal Pilhado”.

“Shumë njerëz thonë shumë gjëra, nëse skuadra shkon ose jo (në Serie B), unë do qëndrojë këtu. U riktheva dhe asnjëherë nuk do e harrojë. Do vazhdojë të luftojë për skuadrën që të qëndrojmë”.

Costa tutje zbuloi se problemi kryesor te Gremio është ndryshimi i trajnerëve.

“Është më shumë psikike. Mendoj që kemi bërë shumë ndryshe të trajnerëve. Që kur jam ardhur këtu, mendoj që ishin katër. Për disa është ‘Unë do vazhdoj të luajë’, dhe pastaj tjetri ‘Tani, dua të mbrohem më shumë”. Pastaj një tjetër “Nuk dua të mbrohem, dua të sulmoj”, kështu skuadra ka shumë ndryshime”.