Klubi nga Arabia Saudite po përgatit një mega ofertë për Leaon

Skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al-Hilal thuhet se po përgatitet të paraqesë një mega-ofertë te Milani për sulmuesin e tyre kryesor Rafael Leao.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, kampionët saudit nuk kanë paraqitur ende një ofertë zyrtare te kuqezinjtë, por ‘në javët e ardhshme’, ata do të jenë gati të testojnë ujërat në San Siro.

Qëndrimi i Milanit ndërkohë është i qartë. Ata janë të bindur se Leao nuk është në shitje, por kuptohet se në kontratën e tij ka një klauzolë lirimi që mund të aktivizohet.

Kjo klauzolë thuhet se qëndron në një shifër prej 175 milionë euro, sipas informacioneve nga TMW. Ata sugjerojnë se Milani nuk do të ketë oferta nën këtë shumë.

Pavarësisht, Leao nuk pritet të marrë ndonjë vendim të rëndësishëm derisa ai është ende në EURO 2024 me Portugalinë.

Në fakt, ai dhe Portugalia nuk kanë luajtur ende ndeshjen e tyre të parë në turne, pasi ata janë planifikuar të nisin fushatën e tyre kundër Çekisë në Leipzig sot (e martë).