Klubi i Veteranëve të UÇK-së: UÇK e bëri luftën për liri, jo për BDI

Reagim: Klubi i Veteranëve të UÇK-së
UÇK e bëri luftën për liri, jo për BDI
Ne, Klubi i Veteranëve të UÇK-së, jemi thellësisht të indinjuar dhe të prekur nga deklarata e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, në të cilën ky i fundit thotë se në “luftën e UÇK-së së 2001-shit, kanë marrë pjesë edhe romë, turqë dhe boshnjakë”. Kjo fjali është më e rëndë plumbi për çdo ushtar të UÇK-së.
Ali Ahmeti mund të thotë çfarë të dojë por, momenti kur e thotë këtë, është shumë diskutabil për të qenë i besueshëm. Pse o Ali Ahmeti, për 24 vite heshte dhe kurrë nuk e deklarove këtë “fakt”? A do të guxoje të koalicionojë me romët, boshnjakët e turqit nëse do të ishtin gjatë ata ushtarë të UÇK-së, tl cilët kaluan tre lufta, dhe u vranë pas vitit 2001? Çfarë ndodhi tani, që ju shtyu ta përmendni pjesëmarrjen e romëve, turqëve e boshnjakëve? Ne nuk kemi asgjë kundër tyre dhe as kundër asnjë pakice në Maqedoni, por aspak nuk është ashtu siç thoni ju, perkundrazi, e dimë një fakt të pakontestueshëm, që ata që i keni marrë sot si partnerë koalicioni nga pakicat, gjatë 2001-shit ishin në anën e forcave ushtarako-policore maqedonase, e sidomos të rreshtuar si “rezervista” nëpër të ashtuquajturat “punkte” për shkak të të cilve shqiptarët nuk mund të lëviznin nëpër venbanimet ose fshatrat e tyre.
Thuaje troç o Ali Ahmeti, cila është arsyeja pse dëshiron dëshmorët, veteranët e UÇK-së dhe familjarët e tyre ti krahasoni me ata të cilën tyrën e pushkës e kanë mbajtur pikërisht nga UÇK.
Kemi frikë se nesër mund të thoni edhe diçka tjetër… Zoti na ruajt!”
Për në fund, edhe ti Ali edhe të gjithë anëtarët e partisë tënde, duhet ta dini mirë se UÇK-ja nuk ishte e BDI-së, por e popullit shqiptarë. Luftën ne e bëmë për liri, e jo për BDI, prandaj mos u përpiq ta përvetësosh në fushatë dhe tja degradosh vlera dhe qëllimin, sepse e bënë krimin më të madh ndaj vlerave të luftës së 2001-shit. Reflekto e mos njollos UÇK-në për dy grushta votash.