Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t’i jepte zëvendësuesit të tij

Jurgen Klopp ka dhënë verdiktin e tij për trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot, i cili ka shanset maksimale për të zëvendësuar gjermanin te Liverpooli nga sezoni i ardhshëm.

Liverpooli ka qenë në kërkim të një trajneri të ri që nga fillimi i janarit, kur Klopp tronditi botën duke njoftuar se do të largohej nga posti i tij pas nëntë vitesh.

Klubi ka parë që ndjekjet e Xabi Alonsos dhe Ruben Amorim të përfundojnë në dështim dhe të dy do të kërkojnë të qëndrojnë në klubet e tyre përkatëse.

Kjo ka bërë që Liverpooli ta kthejë vëmendjen te holandezi Slot, i cili fitoi titullin e Eredivisie me Feyenoordin sezonin e kaluar.

Klopp u pyet për emërimin e mundshëm në konferencën për shtyp të Liverpoolit para ndeshjes përpara ndeshjes së tyre në Ligën Premier ndaj West Ham.

 

“Unë nuk jam i përfshirë, nga ana e klubit. Do të doja shumë që nëse Arne është ai që dëshiron të marrë punën. Më pëlqen stili i ekipit të tij, gjithçka që dëgjoj për të si djalë – trajner i mirë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Do t’i thosha atij se kjo është puna më e mirë në botë. Klubi më i mirë në botë, njerëzit më të mirë”, përfundoi trajneri gjerman.