Klopp për talentin Quansah: Ky është lajmi më i mirë për Liverpoolin, e ardhmja është e ndritshme

Liverpool ka mundur LASK-un me rezultat 4-0 në Anfield në kuadër të xhiros së pestë të Grupit E të Ligës së Evropës dhe gjigantët anglezë do ta vazhdojnë garën në fazën eliminatore në pranverë.

Pas ndeshjes, trajneri Jurgen Klopp foli për mbrojtësin Jarell Quansah, i cili luajti 90 minuta për Liverpoolin.

“Sinqerisht, ky është lajmi më i mirë për Liverpoolin. Njerëzit na thanë para sezonit se duhet të blinim një mbrojtës, por ne e dinim që kishim Jarell. A e dinim që ai do të luante kështu? Jo në të vërtetë, por shpresonim. Pra, e ardhmja është i ndritur”.

“Ai është një lojtar nga shkolla jonë. Është i qetë me topin në këmbë. I mirë në duelet një me një, i shpejtë dhe i pa kompromis në momentet e duhura”, ka thënë  Klopp për Quansah, i cili luajti të gjithë ndeshjen si mbrojtës.

Reklama

Quansah është përfaqësues i Anglisë U-21, i cili erdhi përmes radhëve të të rinjve të Liverpool.

 

Këtë sezon ai ka zhvilluar dhjetë paraqitje për ekipin e parë, që janë edhe ndeshjet e tij të para për klubin e famshëm.

Ai filloi gjashtë herë nga minuta e parë. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 2 milionë euro.