Klopp për ndeshjen ndaj City: Ishte si duel boksi, një moment pa fokus dhe dënoheshe

Jurgen Klopp ka dhënë komentet e tij pas barazimit 2:2 ndaj Manchester City.

Klopp dhe skuadra e tij luajtën përballë rivalit më të fortë viteve të fundit, Manchester Cityt të Pep Guardiolas.

Gjermani tha se kjo ndeshje ishte si një duel boksi, ku vetëm një moment mjaftonte të bie në nokaut.

“Ishte si duel boksi. Ke duart poshtë për një sekondë dhe merr nokaut masiv”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Çfarë ndeshje. E çmendur. Intensiteti i ndeshjes ishte i çmendur”, shtoi gjermani.

“Ishte ndeshje e shkëlqyer dhe një rezultat me të cilin duhet të jetojmë dhe mund të jetojmë”, ishin fjalët e trajnerit të Liverpool.

Jurgen Klopp do të takohet me Pep Guardiolan edhe të shtunën e ardhshme, në kuadër të Kupës FA.