Klopp buzëqesh, katër rikthime të rëndësishme te Liverpooli

Jurgen Klopp është i lumtur me katër rikthime të rëndësishme në skuadrën e tij.

Portieri brazilian Alisson dhe mbrojtësi anglez Joe Gomez janë rikthyer në stërvitjen e Liverpoolit pasi të dy lojtarët shihen në pamjet e postuara në llogarinë e klubit në Twitter.

 

Dyshja humbi ndeshjen e Burnleyt për shkak se ishin të sëmurë dhe Klopp e pranoi se një grip u përhap në klubin që ai e udhëheq.

Ndërkohë në fundjavë munguan edhe Dominik Szoboszlai dhe Mohamed Salah, por edhe këta dy janë rikthyer në stërvitje.

 

Mesfushori hungarez dhe sulmuesi egjiptian munguan në stërvitjen e mëngjesit, por janë rikthyer në atë të pasdites.

Liverpool do të luaj në fundjavë në udhëtim te Brentford dhe Klopp pritet t’i ketë në dispozicion të katër futbollistët e lartpërmendur.