Klitschko: Shohim civilë të vrarë me duar të lidhura pas shpine

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko i ka krahasuar dëshmitë e vrasjeve të civilëve pranë kryeqytetit ukrainas me skena të një filmi horror.

”Gjërat që po i shohim tani në Irpin dhe Buça, këto janë skena horror. Fatkeqësisht nuk vijnë nga filmat. Ky është një realitet i tmerrshëm kur shohim civilë me duar të lidhura pas shpine. Unë nuk kuptoj asnjë person që mund ta bëjë këtë, por jam i bindur se të njëjtat skena janë të shumta në shumë qytete të tjera të Ukrainës”, ka thënë Klitschko.

Ky i fundit ka shtuar se agresori duhet të paguajë një çmim të rëndë për jetën e mijëra ukrainasve. Madje ai ka theksuar se nuk do t’i falin ata që ua kanë bërë këtë banorëve dhe qytetit të Kievit.