Klitschko: Nuk jam gati të vdes për vendin, jam gati të jetoj për të

Ish-boksieri i peshave të rënda, Wladimir Klitschko ndodhet në Gjermani dhe atje dha një intervistë për televizionin “ZDF”, shkruan Lajmi.net.

I pyetur pse nuk ishte në front në luftën që po zhvillohet me Ukrainës dhe Rusisë, ai u përgjigj: “Nuk jam gati të vdes për vendin. Unë jam gati të jetoj për të. Është më e vështirë se të vdesësh”.

 

Sipas tij, dallimi mes rusëve dhe ukrainasve është se rusët janë më të mobilizuar se Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Ukrainasit janë të ndryshëm. Shumica e njerëzve që janë në frontin tonë nuk janë të mobilizuar, ka shumë vullnetar”, theksoi Klitschko.

Wladimir së bashku me vëllain e tij Vitali (kryetar i kryeqytetit ukrainas Kiev) disa herë veshën uniformën e ushtrisë së Ukrainës dhe shkuan në front, ku bënë foto dhe video me ushtarët ukrainas.