KKZ-Dibër: Procesi i votimit po zhvillohet pa pengesa

Në Dibër sot votojnë 19,211 votues në 27 vendvotime të vendit. Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Rilind Hasa thotë se deri në orën 15 votimi është zhvilluar pa pengesa në të gjitha vendvotimet dhe dalja është më e madhe krahasuar dy raundet e kaluara.

“Procesi I votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë nuk ka pas ndonjë problem, 27 vendvotimet janë hapur të gjitha në orar të rregullt, Dibra ka 19,211 votues dhe deri në ora 15:00 dalja është 29%, dalja është më e madhe krahasuar me dy raundet tjera. Si është situata në vendvotimin 0543 ?! Nuk ka pasur më probleme edhe herën e dytë nuk kishte probleme edhe kësaj radhe nuk ka probleme në atë vendvotim, shpresojmë të kalojmë një ditë të qetë”, tha Rilind Hasa, kryetar i KKZ-Dibër.