Kjo veshje i kushtoi Kidës 16 mijë euro “të buta”

Këngëtarja kosovare e cila pëlqehet për muzikën që prodhon ndër vite vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në mediat rozë, shkruan lajmi.net.

Kida përflitet jo rrallë herë edhe për dukjen e saj me të cilën merr vëmendje e komentohet shumë në publik.

Së fundmi këngëtarja kishte postuar disa imazhe derisa ndodhej në Dubai duke marrë vëmendje me stilin e saj të veshjes.

 

 

 

 

Sipas faqes së njohur në instagram “Shqip.closet”, veshja e këngëtares i kushtoi plot 16 mijë e 730 euro.

Ndryshe, Kida është duke shijuar suksesin e këngës “Dale”, në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Ledrin.