Kjo është vajza seksi e zjarrfikësit hero nga Vlora, Luan Kapajt

Ajo është modele, aktore dhe biznesmene. Është fjala për Nertila Kapaj, e cila në rrjetet sociale njihet si “vajza e 500 trëndafilave”, dhurata që i bënte i dashuri i saj i ndjerë.

Por e dinit se Nertila është vajza zjarrfikësit nga Vlora, Luan Kapaj? Emri i tij është dëgjuar shpehherë së fundmi në media, pasi ishte gati të sakrifikonte jetën e tij për shpëtimin e njerëzve që ishin nën rrënojat që la tërmeti i 26 nëntorit.

Në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka publikuar foto e video ku tregon se është krenare për babanë e saj dhe se është krenare që është bija e tij.

“Heroi i Heronjve… Krenare qe jam bija jote”, shkruan Nertila krahas postimeve në rrjetet sociale, ku tregon se Luani është nderuar nga Bashkia e Vlorës me titullin “Mirënjohje e Qytetit”.

Ndërkohë kujtojmë se Nertila njihet në botën e showbiz-it shqiptar  për fotografitë mjaft seksi e provokuese që ndan me fansat, si dhe për jetën luksoze që bën.

Madje në disa intervista të më përparshme, ajo është shprehur se ka aq shumë para në bankë, sa as shifrën nuk e di. “Unë kam gjithçka dua në këtë jetë. Pasuria më e madhe për mua nuk është paraja dhe pronat. Por meqë më pyetët, po ju tregoj që kam ca dhe ndoshta as vetë s’i di sa janë”, ka treguar Nertila.

Ndërsa në lidhje me meshkujt ajo është shprehur se i pëlqejnë “djemtë e këqij”. “Më pëlqejnë djemtë e këqij, në kuptimin e mirë të fjalës. Unë e dua mashkullin shumë burrëror, që sot janë të rrallë. Në krah të një burri të vërtetë ndihesh femër”, ka shtuar Nertila Kapaj./faxweb