Kjo është shtëpia më e keqe në krejt Zvicrën

“Shtëpia më e shëmtuar” tani do të shkatërrohet

Në Unterägeri të Zvicrës, ekziston një shtëpi e shëmtuar që shpesh është referuar si një “therë në sy”. Tani ajo do të rrënohet – siç ishte rasti me “shtëpitë e tjera më të shëmtuara”.
«Pse shtëpia më e shëmtuar në Zvicër duhet të jetë në hyrje të Komunës Unterägeri? Unë e kam denoncuar këtë shtëpi për vite me radhë. Kjo shtëpi është një turp për rrethinën tonë të bukur»: Kështë është shkruar në një letër lexuesish të gazetës “Zuger Zeitung” që u botua në verë. Shtëpia u etiketua gjithashtu edhe si një “shtëpi rrënojë”.

Për shtëpinë është folur pothuajse gjatë gjithë vitit. Në fillim të vitit 2018, Zuger Zeitung titulloi: “Një ‘njollë skandali’ në hyrjen në Ägeri”, që të kujton “shtëpinë e vjetër të Rocky Docky’s”. Por tani ajo do të rrënohet, shtëpia në Zugerstrasse 91, e cila është ndërtuar rreth vitit 1850.

Tani aplikacioni i planifikimit për shembjen dhe ndërtimin e ri të shtëpisë në rrugën kryesore është në dispozicion, raportoi gazeta të martën, informon Shtegu.com. Kërkesa për prishje dhe ndërtime të reja është akoma e hapur deri më 14 tetor.

Siç tha një menaxheri i pronave të SAE Immobilien AG, negociatat me autoritetin e ruajtjes së monumenteve kishin qenë të nevojshme dhe fillimisht ishte planifikuar të rinovohej vetëm shtëpia në vend që ta ndërtonte nga e para. Por kjo nuk do t’ia vlente. Për shkak se shtëpia është në një vendndodhje midis rrugës dhe pyllit në Lorze, hetimet në pyll dhe ujë ishin “të ndërlikuara dhe të gjera”.

Por tani atje do të ndërtohet një shtëpi e re, trekatëshe me katër apartamente me qira. Duhet gjithashtu të mbrohet nga zhurma e rrugës. Tani janë disa refugjatë që jetojnë në shtëpi. Është organizuar një strehim i ri, është thënë nga zyra kantonale e mirëqenies sociale.