Eurokomisari Varhelyi për vizitë në Shkup

Eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Varhelyi qëndron në Shkup një dit pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian. Gjatë vizitës së tij të parë në Shkup eurokomisari do të realizoj takim me kryeministrin Zoran Zaev, liderin opozitarë Hristijan Mickoski, ndërkohë që është paraparë të mbaj edhe një fjalim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.