Kjo është data kur do të kthehet Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic do të rifillojë stërvitjet me shokët e tij të MIlanit gjatë kampit të tyre në Dubai derisa shpreson që të kthehet në fushë në fund të janarit

Suedezi kishte një problem të përsëritur me një lëndim në gju që disa muaj, por ju nënshtrua operimit pas përfundimit të sezonit në Serie A dhe tani ai mund të rikthehet në skuadër për t’i ndihmuar ata që të kthehen në luftë për titull.

Ai ju nënshtrua operimit në maj dhe ishte jashtë fushave për gjashtë muaj, kështu që rikuperimi i tij po shkon sipas orarit.

41 vjeçari ka punuar me një trajner personal gjatë pushimeve të Botërorit 2022 dhe pritet që të i bashkohet futbollistëve të tjerë të Milanit në kampin stërvitor në Dubai.

Serie A do të rikthehet më 4 janar, por Ibra duhet të pres edhe pak më shumë, sepse, sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, rikthimi i tij në fushë do të bën në fund të muajit.