Kjo është 28-vjeçarja nga Fieri që u vra me thikë nga bashkëshorti në sytë të fëmijëve

28-vjeçarja Irvana Hyka u vra brutalisht me thikë nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj në Fier.

Mësohet se autori e ka qëlluar bashkëshorten e tij disa herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin me pasoje, vdekjen në banesën e tyre ne lagjen “Sheq i madh”

Autori i këtij krimi të rëndë që ndodhi në sy të fëmijëve të mitur, Demokrat Medinaj, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:20.