Kinë: Numri i të shëruarve nga koronavirusi e kalon atë të infektimeve të reja për të tretën ditë radhas

Të enjten, numri i të sëmurëve me koronavirusin e ri të shëruar dhe që kanë dalë nga spitali në Kinë e ka kaluar atë të rasteve të reja të infektimit të konfirmuara për ditën e tretë radhazi, njoftoi të premten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Të enjten 2 109 veta dolën nga spitali pas shërimit, një numër shumë më i lartë se i infeksioneve të reja të konfirmuara po atë ditë, që ishte 889.

Gjithsej 18 264 të infektuar me koronavirusin e ri kanë dalë nga spitali pas shërimit deri në fund të së enjtes, sipas Komisionit.

Autoriteti shëndetësor i Kinës njoftoi gjithashtu se numri i vdekjeve të enjten ishte 118, 115 nga të cilat në provincën Hubei.