Kina planifikon të nisë misionin e parë të sondës së Marsit në korrikun e këtij viti.
Sonda do të dërgohet me raketambajtësen “Marshimi i Madh-5 Y4”, njoftoi “China Youth Daily” duke cituar Korporatën e Shkencës dhe Teknologjisë së Hapësirës Ajrore të Kinës.
Kohët e fundit raketa përfundoi një ekzaminim të fundit të motorit para montimit përfundimtar.
Sipas raportit, Kina do të dërgojë sondën në orbitë, do të ulet dhe do të vendosë një rover në Mars.
Në vitin 2020, raketa “Marshimi i Madh-5” do të zhvillojë gjithashtu edhe një mision hënor.