Kina përkrah përpjekjet e OKB-së për të rinisur marrëveshjen e drithit të Detit të Zi

Kina mbështet përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për rinisjen sa më parë të eksporteve të drithërave dhe plehrave për bujqësinë nga Rusia dhe Ukraina, theksoi të mërkurën zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Geng Shuang në një seancë informimi për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Duke vënë në dukje se mundësia për rifillimin e zbatimit të marrëveshjes ekziston ende, ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të nxitë palët të intensifikojnë dialogun e konsultimet, të trajtojnë shqetësimet e njëra-tjetrëa dhe të përpiqen për rifillimin sa më parë të eksporteve të drithërave dhe plehrave nga Rusia dhe Ukraina., shkruan CMG.
Guterres i bëri thirrje Rusisë të hënën të kthehet në marrëveshjen që lejon eksportin e sigurt të drithit ukrainas nga Deti i Zi në përputhje me një propozim që ai i bëri presidentit rus Vladimir Putin.
Rusia u largua nga marrëveshja një javë më parë, duke thënë se kërkesat për përmirësimin e eksporteve të saj të ushqimit dhe plehrave për bujqësinë nuk ishin përmbushur dhe se nga Ukraina nuk kishin arritur mjaft drithëra në vendet më të varfra, sipas marrëveshjes së Detit të Zi.