Kina kërkon punëtorë për të bartur trupat e të vdekurve nga koronavirusi, kjo është paga

Kësisoj, është lëshuar një shpallje ku kërkohen njerëz për ta bërë këtë punë. Një crematorium në Wuhan kërkon 20 punëtorë për një ndërrim 24 orësh brenda natës.

Paga mujore supozohet të ofrohet 510 euro, derisa paga mesatare është 1,070 euro, sipas medieve të huaja.

Personat të cilët do i përgjigjen shpalljes do duhet të jenë midis moshës 16-50 vjeç.

Po ashtu, në shpallje thuhet se aplikantët duhet të jenë “të guximshëm dhe të mos kenë frikë nga fantazmat”.

Ndërkohë, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga virusi në vend, tashmë zyrtarisht i njohur si COVID-19, është rritur në 1.896 njerëz.