Studimi i madh: Koronavirusi, dy herë më i rrezikshëm sesa virusi ‘SARS’

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë realizuan studimin më të madh mbi virusin e pa spikatur më herët, duke analizuar të dhënat e 72 mijë rasteve, transmeton lajmi.net.

Rezultatet treguan se virusi SARS paraqiste kërcënim të madh për grupmosha më të vjetra dhe atyre me probleme shëndetësore.

Studiuesit e Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjes (CCDC) po ashtu gjetën se 80.9 për qind e infeksioneve janë jo-kërcënuese. Më pak se pesë për qind janë kritike si pasojë, sipas CCDC.

Një grup i veçantë i virologëve që studiojnë koronavirusin gjithashtu kanë pohuar se virusi është deri në 20 herë më infektiv sesa simotra e tij.

Më shumë se 73,000 raste janë regjistruar në të gjithë botën, me 99 përqind në Kinë. Pothuajse 1900 pacientë kanë vdekur tashmë si pasojë e koronavirusit.

Studiuesit për përhapjen e koronavirusit fajësuan një treg ushqimesh deti në qytetin Hubei që shiste në mënyrë të paligjshme kafshë të egra për shkak të burimit të virusit.