Pas gati katër vitesh ndërtimi, tuneli më i gjatë nënujor në Kinë është tashmë i hapur për trafikun e automjeteve.
Në një gjatësi prej 10.79 kilometrash tuneli Taihu shtrihet nën liqenin Taihu në provincën Jiangsu të Kinës lindore, rreth 50 kilometra në lindje të Shangait.
Sipas zyrtarëve qeveritarë në Jiangsu, tuneli u ndërtua me një kosto 9.9 miliardë juanë (rreth 1.56 miliardë dollarë). Ndërtimi filloi më 9 janar 2018, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Mbi 2 milionë metra kub beton janë përdorur për ndërtimin e tunelit me dy drejtime, i cili ka gjashtë korsi dhe është 17.45 metra i gjerë, raporton agjencia zyrtare e lajmeve kineze, Xinhua.
Tavani i tunelit është pajisur me drita LED shumëngjyrëshe, të dizajnuara për të parandaluar lodhjen e shoferit, transmeton Klankosova.tv.