Kim Mehmeti: BDI nuk shkon në opozitë, ju nevojitet në pushtet partive maqedonase (Video)

Analisti dhe shkrimtari i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti, nuk beson se BDI-ja mund të shkojë në opozitë. Në një intervistë për gazetën LAJM, Mehmeti tha se BDI-në në pushtet prej dy dekadash, e mbajnë subjektet maqedonase dhe se kërkesa e VMRO-së që partia e Ahmetit të largohet nga pushteti, nuk e siqertë.

“BDI-ja kurrë nuk mund të shkojë në opozitë sepse është vlerë nacionale për etninë maqedonase, ata nuk lejojnë që BDI-ja të mbetet në opozitë. Ajo poashtu nuk guxon të mbetet në opozitë sepse po të mbetet në e din cfarë do të del. 30 vite ekziston Maqedonia, te ne prej vitit 2002 nuk ndryshon asgjë, i kemi të njejtit kryetar partie. BDI-ja është e pafitueshme me vota, por kjo parti do të kalbet nga brenda. Ta luftosh BDI-në është sikur ta luftosh mafian. Nëse nuk ke bandat tua, nëse nuk ke thasë me para kot e ket, BDI-ja është e pamposhtur”, tha mes tjerash Kim Mehmeti në intervistën për gazetën LAJM, të cilën të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.