Kim Kardashian shihet rrugëve të Los Angelesit e veshur me fanellën e ekipit të Romës

Ylli televiziv, Kim Kardashian ka marrë sërish vëmendje me një dalje të radhës.

Modelja dhe influencuesja e famshme shkoi për të parë ndeshjen e basketbollit të vajzës së saj e shoqëruar nga ylli i NBA-së, Tristan Thompson.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se Kim u pa e veshur me fanellën e ekipit të Romës nga sezoni i vitit 97/98.

Foto: SplashNews.com

Sipërmarrësja, modelja dhe influencuese amerikane në daljen e saj u pa me ish-partnerin e motrës së saj Khloe, Thompson ndërsa me krenari veshi fanellën e ekipit italian të futbollit.

Kim shkoi për të parë një lojë basketbolli të vajzës North, e cila ka lindur në 2013 nga lidhja e yllit me reperin amerikan, Kanye West.

Foto: SplashNews.com

Kardashian është kthyer në një markë ndërkombëtare në botën e modës dhe së bashku me familjen dhe motrat e saj ka qenë protagoniste e disa ‘reality-show’ shumë të suksesshëm deri më tani.

Fanella e Romës që Kardashian u pa të kombinonte me një palë pantallona të shkurtër dhe atlete të zeza është ajo e sezonit 97-98 kur Zdenek Zeman ende ishte ulur në stolin e skuadrës.

Foto: SplashNews.com

42-vjeçarja veshi fanellën e Romës së Konsel, Di Biagio, Paulo Sergio, Balbo, Di Francesco, Vagner, Tommasi, Helguera, Gautieri, Tetradze, Petruzzi, Zago, Delvecchio dhe sigurisht Totti.

Foto: SplashNews.com

Foto: SplashNews.com

Foto: SplashNews.com

Foto: SplashNews.com

Foto: SplashNews.com