Kim Kardashian, së fundmi ka provokuar fansat me paraqitjen në rrjeten sociale, shkruan lajmi.net.
Ylli televiziv së fundi ka hyrë në profilin e Instagramit për të ndarë disa fotografi me ndjekësit e saj ku shihet e veshur me rroba gjumi të ndryshme.
Ajo publikoi fotografitë e shumta në të cilën shihet duke pozuar në mënyra dhe vende të ndryshme për kampanjën e re.
Kim u shpreh se materiali i rrobave ishte si diçka që nuk ka prekur ndonjëherë më parë.
“Unë kurrë nuk kam ndjerë një pëlhurë si kjo! Ky koleksion përmban një pëlhurë të re të butë dhe të thurur të krehur. Këto janë pizhamet tona më të buta ndonjëherë dhe mezi pres që të gjithë t’i ndiejnë këto”.




